Postimi i Presidentit/ Meta: Vëzhguesit e huaj po bënin plazh, i takova në Lalz

Presidenti Meta ka postuar sërish foto nga plazhi kësaj herë me 2 vëzhgues ndërkombëtarë, nga Gjermania dhe Holanda. “Jam sërish në plazh dhe pse e e hënë se u lodha duke pritur dialogun dhe reflektimin”, shkruan ai.

Ja postimi i plotë i Presdientit Meta:

Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania.

Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.

Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria.

E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t'ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.