Me këtë FOTO me Ledri Vulën, Rita Ora zbulon tatuazhin në pjesën shumë intime

Rita Ora dhe Ledri Vula janë bërë përsëri bashkë në një koncert, kësaj radhe në Alba Festival në Zyrih të Zvicrës.

Ledri nuk qëndroi pa e shkrepur një foto në prapaskenë, të cilën e publikoi në Instagram me ikonën e zemrës.

Të dy të anuar kah njëri- tjetri, të dy me gjuhën jashtë, Ledri dhe Rita u duken sikur janë miq prej vitesh.

Fotoja ka marrë me mijëra pëlqime  por një gjë ka marrë vëmendjen e shumë prej atyre që kanë parë foton.

Një tatuazh në formë ylli i është zbuluar Ritës nga veshja që ka zgjedhur për këtë ditë, e që më herët nuk e kemi parë.

Tatuazhi është shumë afër pjesës intime të Ritës dhe jo pak ndjekës të Ledrin kanë lënë pa e përmendur e diskutuar atë në koment.