Higuain largohet nga Chelsea, klubin londinez e braktisin edhe 4 lojtarë të tjerë

Chelsea ka njoftuar se Gonzalo Higuain është larguar nga "Stamford Bridge", pasi klubi ka vendosur të mos e mbajë atë në skuadër.

“Të kaltrit” kanë njoftuar përmes një komunikate për mediat se Higuain, bashkë me katër lojtarë të tjerë, janë larguar nga klubi pasi kontratat e tyre kanë skaduar të dielën.

Për 31-vjeçarin është përfolur se mund t’iu bashkohet Romës, por menaxheri dhe vëllai i tij ka thënë se Higuain do të mbetet në Juventus.

Përveç Higuainit, skuadra londineze ka konfirmuar se Gary Cahill, së bashku me portierin anglez Rob Green janë larguar nga klubi.

Nga Blutë e Londrës janë larguar edhe portieri Eduardo e Kyle Scott, pasi londinezët nuk kanë shfaqur interesim që t’ua vazhduar kontratat.