Skandali i tretë/ Kandidati i Ramës fiton me 513 vota më shumë se votues

Një tjetër rast mbushje kutish në votimet monopartiake të Edi Ramës është zbuluar nga SYRI.net.

Pas dy bashkive, Urës Vajgurore dhe Malësisë së Madhe, një tjetër manipulim me votat ka ndodhur në bashkinë e Divjakës.

Në këtë bashki, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja për votuesit deri në orën 19:00 të ditës së djeshme kanë votuar 13000 qytetarë.

Por pas përfundimit të numërimit të votave në Divjakë, kandidati i Edi Ramës Fredi Kokoneshi ka fituar me 13513 vota.

Thënë ndryshe në kutitë e votimit të Divjakës janë 513 vota më shumë se votues.

Edhe këtu dora e komisonerëve të PS-së e ka tejkaluar planin që ka kërkuar Edi Rama duke hedhur 513 vota më shumë.