Laçi aktiv në merkato, blen talentin e shumëpërfolur!

Laçi ka nisur punën për të përforcuar skuadrën dhe sot kanë arritur akordin me mesfushorin, Julian Shehu.

20-vjeçari ka pasur dhe një aventurë të shkuar me kurbinasit, pasi në verën e vitit 2017, ishte në provë te kurbiasit. Asaj kohe, Shehu ishte vetëm 18-vjeç dhe i bindi drejtuesit kurbinas, por zgjodhi të rikthehej në Greqi.

Sezonin e shkuar, Shehu luajti për skuadrën e Kastriotit në Superiore, duke u aktivizuar në 31 ndeshje dhe duke shënuar 4 gola. Paraqitjet e tij të mira, i siguruan kalimin te Laçi.