Votimet monopartiake/ Për herë të parë në histori PS fiton Tropojën

Votimet monopartiake të 30 qershorit po shpallin fitues në të gjitha bashkitë PS-në, e cila garonte e vetme në 34 bashki të vendit.

PS ka arritur të marrë për herë të parë që prej renies se diktatures, bastionin e Partisë Demokratike, Bashkinë e Tropojës.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i Bashkise do të jetë Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste.

Përballë Byberi garonte vetëm kandidati i Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota.

Ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota.