", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Transferta e parë e Contes, Interi zyrtarizon ‘goditjen’ e bujshme në merkato

Diego Godin është futbollist i ri i Interit.

Mëngjesin e sotëm klubi zikaltër ka zyrtarizuar transferimin e bujshëm të mbrojtësit që largohet nga Atletico Madridit me parametra zero, shkruan SYRI.net.

Kapiteni i Uruguait ka nënshkruar kontratë me “Nerazzurrët” deri në verën e vitit 2022, ndërsa do të marrë një rrogë 4.5 milionë euro në sezon plus bonuset që mund të shkojë deri në 6 milionë euro në vit.

Me fanellën e Atleticos, Godin ka bërë 277 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola.