'Një milion gishta. Shqiptarët e përbuzën'

Nga Oerd Bylykbashi

Bleu me para pjesëmarrjen në votim si asnjëherë tjetër, ushtroi presion mbi zgjedhësit  veçanërisht bizneset që të dilnin në votim, angazhoi të gjitha bandat e kriminelëve, kërcënoi administratën për të votuar me gjithë ‎familje ose fluturonin nga puna, përdori të gjithë makinerinë shtetërore bashkë me policinë e Lleshit, manipuloi listat, i la zgjedhësit pa karta identiteti, kandidoi si kukudh i vetëm, doli si karagjoz në fushate me barsoleta, ia shpifi shqiptarëve duke i ndenjur si poster në ekranin e TV, grabiti KQZ dhe çdo komision zgjedhor, rrahu me veting Kolegjin Zgjedhor.

Rezultati: Më shumë se një milion gishta të ngritur në shenjë refuzimi!

Shqiptaret jo thjesht e braktisën. Ata e përbuzën!

Durrësi është shembulli. Me nën 14 përqind ia dha mbrapsh turinjve Ramës, Dakos, skotës së tyre dhe banditëve që mbajnë rrotull.

Kjo farsë e 30 qershorit do të fshihet si pluhur mbi xham dhe shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira e të ndershme.

Thjesht Rama do të kacavirret mbi këtë xham edhe për pak.‎