Valbona Selimllari nxjerr FOTO me motrën, duken si binjake

Ndoshta ndryshe nga shumë të tjerë, ish-missi i Shqipërisë, Valbona Selimllari ka preferuar malin në vend të detit në këto ditë të nxehta vere. Së bashku me fëmijët e saj dhe me motrën, Valbona është ngjitur në Malin e Jezercës.

“Me motrën që me zor vendosi të ngjitej në Jezercë, por me më shumë zor donte të zbriste”, ka shkruar ajo në ‘Instagram’, krahas fotos që ka publikuar me të motrën.

Duhet thënë që është hera e parë që Selimllari bën publike një foto të motrës së saj, dhe ja tani që e shohim, ato duken si “dy pika uji”.