‘Rama Ik’/ Mbështetës të PD-së protestojnë përpara KZAZ-së Tropojë

Mbështetës të shumtë të Tropojës ndodhen në këto momente përpara KZAZ-së së këtij qyteti duke protestuar me thirrjet “Rama ik’

Edhe pse procesi i votimit është mbyllur në orën 19.00, mbështetësit e PD-së vazhdojnë të protestojnë kundë mbajtjes së zgjedhjeve mono-partiake.

Ata kërkojnë largimin e Ramës, një kërkesë kjo e hershme e opozitës së bashkuar.

Por protesta e tyre dhe thirrja ‘Rama ik’ bëhet edhe më legjitime pas bojkotit që populli i bëri Ramës me anë të pjesëmarrjes së ulët.