Refuzim masiv/ Mehmetaj - Veliajt: Mbi 80% e Tiranës të thanë

Erion Veliaj nuk ia doli të detyrojë as 100 qytetarë të Tiranës të dilnin e të votonin dhe tani kërcënon komisionarët e PS që të mbushin kutitë e votimit.

Kështu shprehet nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmetaj thekson se, deri në orën 18:00 përqindja e pjesëmarrjes ka qenë 12-13%.

Statusi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Lali Eri nuk ja doli dot të detyrojë as 100 mijë vetë të dilnin të votonin dhe tani kërcënon komisionerët e PS që të mbushin në mënyrë fiktive kutitë.

Nga monitorimet që kemi në terren qendra që deri në orën 18:00 kishin rreth 12-13 % pjesëmarrje, tani duan ti shesin 2fish. Mos kini merak, çdo gjë është e filmuar dhe fotografuar dhe do të bëhet publike.

Deklaratat e shërbëtorëve të tij nuk do i mbushin dot kutitë!

Lali si #Pinoku!

Pinokun si personazh e shohin fëmijët, po lalin kush do pranojë ta shohë më? Mbi 80% e Tiranës i than edhe atij #IK