Komisionerët e PS bëjnë për spital 59-vjeçarin, ish-kryeministri publikon pamjet

Siç raportuam edhe më herët në Syri.net, një 59-vjeçar, i identifikuar si Asllan Likursi, është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Likursi dhe vëllai i tij, banuesë të fshatit Gurë e Madhë në Klos, janë goditur me levë në kokë nga dy komisionerë të PS-së në këtë fshat.

59-vjeçari ka treguar se komisionerët i kanë thënë pse ‘rri para qendrës së votimit’ e më pas ndaj tij dhe të vëllait është ushtruar dhunë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili poston në Facebook edhe videon teksa shihet i dhunuari duke u transportuar për në spital.

“Kriminelë të Partisë së Krimit godasin aktivistin e PD se po filmonte krimin e tyre!”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa fton të lexohet edhe mesazhi i qytetarit:

Lexoni mesazhin shikoni videon e deshmitarit dixhital! sv

Pershendetje dr
Plagoset militanti i PD ne Nj.Adm Gurre Bashkia Klos Goditet me leve nga komisjoneret e Ps
Jan dy te plagosur por njeri nuk ka ardhur ne spital pasi forca te shta te RENEA kan shkuar ne shtepine e te plagosurit