Interi pret nga Gjermania mbrojtësin e djathtë, kushton 22 milion euro

Pas ardhjes së Antonio Contes, tek Interi pritet të zhvillohet një merkato e madhe.

Sipas asaj që shkruan “SportMediaset”, zikaltrit kanë mbyllur marrëveshjen me Hertha Berlin, për mbrojtësin e djathtë, Valentino Lazaro.

23-vjeçari pritet të mbërrijë sonte në Milano, dhe nesër do të kryejë vizitat mjekësore me klubin e ri.

Italianët do të derdhin në arkat e Hertha Berlin plot 22 milionë euro, për shërbimet e mbrojtësit austriak.

Lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, me 1.5 milionë euro në sezon me zikaltrit.

Lazaro zhvilloi 31 ndeshje në sezonin që sapo u mbyll, ku arriti të shënojë edhe 3 gola.