PS kërkon shtyrjen e orarit të votimit/ Zguri: Procesi nis në 07:00 e mbyllet në 19:00

Pas kërkesës së PS për të shtyrë procesin e votimit, vjen reagimi i kreut të KQZ-së, Klement Zguri.

Sipas tij, ligji e thekson qartë: Procesi nis në ora 7:00 dhe mbyllet në 19:00.

Zguri shtoi se, procesi i votimit në Sarandë ka patur probleme.

“Ajo që dua të sqaroj dhe shkak mori një informacion mediatik bëhet fjalë që persona që kërkojnë shtyrje të procesit të votimit. Është në kundërshtim me ligjin, në rastin konkret dua të citoj Kodin. Votimi fillon në 7:00 dhe mbyllet në 19:00. Vetë nëse ka zgjedhës në radhë, komisioni merr letër njoftimet dhe zgjatet orari.

Është kërkesë e ligjit nuk mundet kurrkush ta kalojë këtë normë. Nuk ka asnjë kërkese në KQZ. Kur ndodhi në 2017, specifikisht më është bërë pyetje nga OSBE/ODIHR nga jemi nisur për të bërë këtë kapërcim. Është normë e kodit zgjedhor kur nis e kur mbyllet votimi“, deklaroi kreu i KQZ, Klement Zguri.