Gishti zgjedhjeve, si bishti qenit
Ku e dimë ne që gishti me bojë që ti nxjerr në Facebook është me të vërtetë gishti yt?
Shkoni votoni me gisht apo pa gisht po të doni, po herët a vonë, do ta kuptoni që ia keni futur gishtin vetes dhe fëmijëve tuaj.
Po u tregoni në fakt se si votohej në komunizëm.
Mirë që ju e pëlqeni, por mos ua diktoni fëmijëve.
Megjithatë, punë gishti mbetet. Gishti zgjedhjeve si bishti qenit mbetet; sado që ta tërheqësh, i shtrembër mbetet.
Ta gëzoni shokë këtë ditë!
Mos u bëni merak se kutitë mbushen...