Zyrtare sipas IGJEUM/ Tërmeti i fundit në Korçë, ja sa ballë ishin lëkundjet

Instituti i Gjeoshkencës ka bërë të ditur se lëkundjet e fundit të tërmetit në Shqipëri, janë ndjerë në zonën e Korçës, 4 km në lindje të fshatit Nikolicë të Korçë.

Sipas IGJEUM shkalla rihter e tërmetit të rënë ditën e sotme ka qenë 3.6 ballë, me thellësi 2 km.

Siç shikohet edhe nga tabelat e IGJEUM, tërmetet në ditët e fundit në rajonin e Korçës janë të shpeshtë, por kanë qenë me intensitet të ulët.