Rama si ‘Nevojtore’ shëtitëse...

Nuk u nisa nga forma e kapeles së kuqe, as nga goja që i llap si sifon alla turka. Me një shikim të çastit kryeministri ynë ta sjell këtë ngjashmeri. Por kur dëgjon çfarë thotë, çfarë shan e çfarë mallkon thua prerë, kjo hale e madhe ka një muaj që shëtit nëpër atdhe. Përballë vendos qindra karrike dhe iu derdh atyre stërkala të njoma e të thata nga delirimet e tij. Ia nis përherë me rrena të stërmëdha, pastaj me ironi që këto kohë bëjnë veç atë për të qeshur e më tej rreshton emrat e kundërshtarëve. Duke i quajtur derdimenë, dylqinja, noc rrokër, të hani atë që s’thuhet, iu zëntë në grykë, të na rruani l..., jeni trapa, do vrisni veten, do ju burgos, do u izoloj, s’keni shpëtim...

Në se nuk je shqiptar më e pakta e merr për ndonjë aktor që luan role të caktuara kafshësh. Se ai qesh si dhelpër, këlthet si qen, ulëret si ari, shfryn si hipopotam. Por në se e njeh i fut frazën klishe,na doli prapë ky trapi!

Muaji qershor nisi si fushatë për zgjedhjet e datës 30. Por një sërë ngjarjesh, ku kryesoret ishin përgjimet që provonin se kupola e socialistëve kishte vjedhur votat e 2017, bënë që opozita të deklarohet se me këtë kryeministër nuk mund të zhvillohen zgjedhje normale. Kërkoi mbështetje nga populli dhe në 9 protesta u pa se dhe tek shqiptarët tashmë ka humbur besimi në qeverinë aktuale. Në këto kushte Presidenti e anuloi datën, por Rama nuk e pranon. Ia ka mbushur mendjen Majko se ai qëndron mbi kushtetutën. Do votime se s’bën qoftë dhe pa opozitë,  qoftë edhe pa garë. E i irnosur në fytyrë dhe histerik në veprime shëtit veç duke sharë. Asnjë program, asnjë premtim, asnjë zotim, asnjë fjalë për qeverisjen.

Mbushur demonstrimet e tij plot urrejtje dhe mallkime. Buçet ekrani nga gjëmat dhe kércënimet, fiks si pordhët e ndonjë të rrënuari. Do të trembë popullin e tij nga që ligjet i ka çuar të tëra për skrap. Asnjë institucion nuk bëzan. I ka vënë mes këmbëve të tij e po iu merr frymën. Ndaj nga tmerri  i është nxehur motori i fyerjeve. Nuk pyet në se është ditë a natë. Mallkon e mallkon sa që fëmijët kanë nisur të futen poshtë krevateve se u erdhi brenda në shtëpi Edvin Burgu.

Një nevojtore e madhe po na spërkat si shoqëri nga jugu në veri. Ka një muaj që ky njeri po bën fushatën e të pëgërave. Nga një korriku e dimë qartë se ç’do na ofrojë në tryezat tona. Por nuk trembemi dhe sa herë të bëjë fushatë të tillë do e urojmë: “Ato që thua i hëngsh vetë e mos u ngopsh kurrë!”