Trafik breshkash nga Shqipëria, kapen 63 të tilla, arrestohet italiani

Policia e Barit ka arrestuar një 40-vjeçar italian për trafikimin e 63 breshkave të gjalla që vinin nga Shqipëria. Ai i kishte fshehur ato në bagazhin e makinës së tij tip “Fiat Multipla”.

Bëhet fjalë për breshkat e tokës, llojit “s.p.p. Testudo”, të shpallura në rrezik zhdukjeje. Këto ekzemplarë mbrohen me një ligj nga Konventa e Uashingtonit të vitit 1973.