'Aktet e pavlefshme, banditeste kundër Zef Hilës, tentativa të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri'

Pak pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkoi shkarkimin e krebashkiakut të Vaut të Dejës si organizator i  djegies së KZAZ nr.6 në Bushat, Partia Demokratike doli men një deklaratë në të cilën paralajmëroi se kryeministri Edi Rama ka nja skenar të rrezikshëm dhune për të dielën, të cilin kërkon t’ia faturojë opozitës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, deklaroi se bëhet fjalë për një skenar “që ka dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shënjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, të cilin nuk e thyejnë dot as me votë, as me kërcënimin e banditëve të tij me dhe pa uniformë. 

Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të prerë se asnjë militant i saj nuk qëndron pas djegies së KZAZ-së në Vaun e Dejës, - nënvizoi Bardhi. - Tentativë e dëshpëruar e një regjimi të korruptuar dhe kriminal është sajimi i raporteve të rreme nga policia dhe ndalimi politik pa prova e pa fakte i njerëzve të afërt me kryebashkiakun e Vaut të Dejës. 

Tentativë e dëshpëruar e regjimit kriminal të Edi Ramës është të bëjë simbolin e 30 qershorit, Tom Doshin, personin që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për disa krime, përfshirë edhe krimet për vjedhjen e zgjedhjeve.   

Tentativë e dëshpëruar e Edi Ramës kundër opozitës është akti sa qesharak, aq edhe banditesk, antikushtetues i gjoja shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës. Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit, - tha ai.