Si pritet të jetë dita e nesërme? Ja çfarë rezervon moti

RESHJET

Nesër  (e premte dt.28) priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Qendër dhe në Jug të vendit nesër pasdite.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 36 °C

në vendet e ulëta: 24 / 38 °C

në vendet malore: 14 / 28 °C

ERA

Nesër (e premte dt.28) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.