VIDEO/ Rama 'rrethon' Matin me RENEA, qytetarët protestojnë

Forca të shumta policie në të gjitha bashkitë që drejtohen nga opozita. Pas Shkodrës, edhe situata në Mat është e tensionuar me forcat speciale të RENEA-s, që kanë pushtuar qytetin.

Denoncimi bëhet nga anëtari i Kryesisë së PD-së dhe i dërguar i kësaj force politike në këtë rreth, Kreshnik Çollaku.

“Në Mat, qytetarët protestojnë ndaj pranisë së Reneas në qytet”, shkruan Çollaku duke publikuar edhe pamje.