“Ylli” i Realit gjen motiv për sezonin e ardhshëm

Pasi nuk arriti të tregonte formën e tij më të mirë tek skuadra e Bayern Munchen James Rodrigues do të rikthehet tek Reali i Madridit.

Por, nëse 27 vjeçari nuk di si të godas në fushën e blertë, ai ka mësuar si të godasë jashtë saj. Gjatë festimeve të titullit të Bundesliga me Bayernin, Rodriguez është parë nën shoqërinë e bukuroshes, Shannon de Lima.

Ish-bashkëshortja e këngëtarit Marc Anthony duket se është goditja e radhës e Rodriguez, i cili pak ditë më parë i tha fund marrëdhënies me motrën e portierit të Arsenalit, Daniela Ospina.