Presidenti i Napolit sulmon: Në Torino nuk ka tifozë të Juventusit!

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka provokuar Juventusin dhe tifozerinë e saj.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat italiane, De Laurentiis u ndal te fakti i rivalizimit.

"Tifozët e Juventusit, në të vërtetë janë banorët e pakënaqur të Jugut të Italisë! Torinezët e vërtetë bëjnë tifo për Torinon! Familja Agnelli importonte punëtorë nga Jugu i Italisë për fabrikat e FIAT dhe ata bëheshin bardhezi..."