Vrasje të vogla/ Merve përballet me Ojën në apartamentin e Serhanit, ja ç’do ndodhë nesër

Merve shkon në apartamentin e Serhanit për të biseduar me të. Serhan i thotë Merves se martesa e tyre ka qenë gënjeshtër. Biseda mes tyre acarohet dhe Merve përgatit kafe për tu qetësuar.

Ajo hedh një ilaç në kafen e Serhanit dhe atë e zë gjumi. Merve kontrollon celularin e Serhanit por nuk gjen asgjë. Ajo i dërgon një mesazh për ndihmë të gjithë numrave që Serhani ka në telefon dhe pret që në derë të shfaqet e dashura e tij.

Oja merr mesazhin e Serhanit dhe niset për në apartamentin e tij. Merve habitet kur sheh Ojan në derë. Oja ka frikë se Merve i ka bërë diçka Serhanit. Pas Ojës në apartamentin e Serhanit shkon edhe Mehmet dhe Tajlan.

Mehmet justifikon prezencën e Ojas duke thënë se e telefonoi ai meqë është doktoreshë. Mehmet i thotë Tajlanit të thërrasë edhe Pelinin që Merve të mos dyshojë tek Oja. Oja nxehet me veprimin e Merves por Mehmet e ndalon të bëjë sherr.

Pelin shkon në apartamentin e Serhanit dhe Merve fillon të dyshojë edhe për të. Merve dhe Oja largohen bashkë nga apartamenti. Merve shtiret sikur takohet me Serhanin fshehurazi në hotel./revistawho