Dëshira e Guardiolës është ylli i Real Madridit, City bën gati 80 milion euro
David Silva deklaroi se ky do të jetë sezoni i fundit me Manchester Cityn dhe pas 10 viteve do të largohet.
Pas deklaratës së spanjollit, Guardiolës i duhet të gjejë një zëvendësues për pozicionin që mbante 33-vjeçari.
Një alternativë që pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll është mesfushori i Real Madridit, Isco, dhe drejtuesit e Cityt pritet t’ia plotësojnë këtë dëshirë.
Sipas asaj që shkruan “MARCA”, drejtuesit e “Sitizens” janë gati të paguajnë 80 milionë euro, për mesfushorin spanjoll.
Pas një sezoni të dobët me Lopeteguin dhe Solarin, Isco shpresonte se me ardhjen e Zinedine Zidane ai do të aktivizohej më shumë dhe do të kapte formën e tij më të mirë.
Por, pas blerjes së Hazard, dhe pas kërkimit të një mesfushori tjetër nga ana e madrilenëve, mundësitë që spanjolli të aktivizohet janë të pakta.
Dhe nga kjo kërkojnë të përfitojnë anglezët, të cilët e dëshirojnë mesfushorin në skuadrën e tyre.