Nuk shkoi në takim me Metën, egërsohet Rama: Votimet në 30 qershor

Kryeministri, Edi Rama, jo vetëm refuzoi ftesën e Presidentit Ilir Meta për diskutime por edhe e ka sulmuar atë në distancë duke deklaruar se sot selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës.

'Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike, shkruan Edi Rama ne nje postim te tij. 

Ndërkohë që paralajmëron se me qetësi dhe dashuri do t'u japin një mesazh kumbues të dielën duke lënë të kuptohet se ai do të bëjë zgjedhje me partinë e tij ashtu siç bënin eterit e rilindjes kohë më parë.

'Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar, por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën', perfundon Rama mesazhet e tij.