Presidenti Meta në konferencë të jashtëzakonshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi sot në ora 14:30 në ambientet e Presidencës. Presidenti pati paradite takime me liderët e politikës, të cilët i thirri veç e veç për të diskutuar për zgjidhjet e krizës politike.

Në takime shkuan njeri pas tjetrit thuajse të gjithë krerët e partive opozitare, por kryetari i PS, forcës politike në qeverisje, nuk shkoi. Edi Rama e refuzoi me ironi ftesën e Presidentit, pavarësisht se ky i fundit e priti për 6 orë në Presidencë, në çdo moment kur Rama ta shihte të arsyeshme.

Meta, pas çdo takimi që pati me liderët e opozitës, theksoi se "kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë."

THIRRJA E PRESIDENTIT NE FB: