FOTO/ Adelina Tahiri publikon momente private nga dhoma e saj

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri së bashku me bashkëshortin e saj Serioza Markov ndodhen me pushime.

Ajo ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga pushimet e saj dhe gjithashtu nuk kanë munguar edhe momentet nga plazhi.

Pak më parë ajo ka publikuar një foto ku shihet e sapozgjaur.

E shtrirë në krevat, Adelina ka kapur bashkëshortin, Serioza Markov i cili shihet në ballkon.

Adelina shpesh herë publikon foto nga momentet romantike me burrin me të cilin siç dihet ka edhe një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Jon.