Prenk Jakova lindi në 27 qershor 1917

Prenk Jakova – 27 qershor 1917

Sot, në ditën e lindjes së kompozitorit Prenk Jakova, artistit që hodhi themelet e operës shqiptare, TKOB sjell disa foto nga opera e parë shqiptare “Mrika”. Opera “Mrika” u shfaq për herë të parë më 1 dhjetor të viti 1958 në Shkodër dhe në TKOB u realizua më 26 nëntor të vitit 1959, me libret të Llazar Siliqit, regji të Pandi Stillu dhe dirigjent Mustafa Krantja.

Në rolet kryesore interpretuan Marie Kraja, Jorgjia Velo, Lukë Kaçaj, Hysen Pelinku, Ibrahim Tukiçi, Avni Mula, Andromaqi Haderi, Rozmari Jorganxhi, Shpresa Nishani, Stavri Rafael, Zeqir Agolli. Një vepër e madhe, e cila ruhet sot si vlerë e rëndësishme e trashëgimisë sonë operistike.