VIDEO/ Rooney shënon golin e karrierës me goditjen nga gjysma e fushës

Wayne Rooney vazhdon të prodhojë momente magjike në kampionatin amerikan MLS.

Ish-sulmuesi i Manchester United ka shënuar një ndër golat më të bukur në karrierë.

DC United u përballë me Orlando Cityn të mërkurën mbrëma dhe u deshën vetëm 10 minuta që ndeshja të zhbllokohej.

33-vjeçari realizoi pas një goditje nga gjysma e fushës, duke shfrytëzuar edhe daljen e portierit Brian Rowe nga zona e tij.

Goli i jashtëzakonshëm i Rooneyt i dha fitoren ekipit vendas, me ndeshjen që u mbyll me rezultat minimal 1-0.