Presidenti e fton për krizën politike, Rama e refuzon se është i zënë ... duke bërë not

Katër ditë para 30 qershorit, një tjetër lëvizje politike vjen nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka ftuar sot (27 qershor) në takim kryeministrin Edi Rama dhe shefin e opozitës Lulzim Basha. Prej orës 5:00 të mëngjesit, Kreu i Shtetit ndodhet në Presidencë. Në orën 09:00 ai do të presë kryedemokratin Basha.

Por pas refuzmit që i beri ftesës së kreut të shtetit për takim pasi nuk kishte kohë burimet mediatike bëjnë me dije se kryeministri, Edi Rama, po noton në ambientet e një Qendre Sportive pranë Presidencës.

Dje kryeministri publikoi ftesën e Presidentit në tëitter, teksa iu përgjigj me ironi: "Kemi zgjedhje, jam i zënë!"

Shkresa e firmosur nga drejtori i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, mbante datën 26 qershor dhe i drejtohej drejtores së kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.

"Dëshiroj t'ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, Ilir Meta mirëpret nesër në takim kryeministrin Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjesi herët në orën 5:00 deri në orën 13:00 në zyrën e tij në Presidencë".