U mbyt në 'Ranën e Hedhun'/ Peshkarexha gjen trupin e 18-vjeçarit

Anijet e peshkimit kanë gjetur trupin e pajetë të 18-vjeçarit nga Kruja, i cili u mbyt në zonën e "Ranës së Hedhun" në Lezhë ditë më parë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, i riu kishte shkuar së bashku me familjen për të kaluar fundjavën kur ka humbur kontaktet dhe është mbytur në det.

Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan policia kufitare dhe polumbarët e forcës RENEA, por kërkimet ishin të pasuksesshme.