E kërkojnë gjigantët italianë, Cavani zbulon klubin për sezonin e ri

Edinson Cavani ka konfirmuar se ai dëshiron që të qëndrojë tek Paris Saint-Germain deri në fund të kontratës së tij.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe” sulmuesi ka refuzuar interesimin e klubeve italiane dhe për momentin është angazhuar me Kombëtaren e Uruguait në Kupën e Amerikës, ku ka shënuar dy gola në tri ndeshje.

“Jam krenar që jam në PSG dhe dëshiroj që ta përfundoj kontratën me ta”, ka thënë Cavani.

Kujtojmë që kontrata e Cavanit me PSG-në përfundon në qershor të vitit 2020.