VIDEO/ Vrenozi poezi Ramës: Nuk është ora e filxhanit, erdhi ora e sovranit

Korçari i famshëm Ilir Vrenozi, i frymëzuar nga daljet e përditshme të kryeministrit Rama me filxhan në dorë nëpër Shqipëri, i dedikon këtij të fundit një poezi.

Përmes notave të forta të revoltës qytetare, por edhe të humorit dhe talljes, Vrenozi i kujton kreut të qeverisë se në llumin e kafesë shkruhet “Rama ik”.

Postimi i Ilir Vrenozit:

Ah c'na gjeti mor aman
Ah c'na gjeti me te madhin
Ka filluar sheh vet filxhan
Dhe na flet per Kryemadhin

Dhe filxhanin e ka frike
Disa shkronja pertej llumit
Aty shkruan Rama IK
Se te erdhi ty ora e gjumit

Nuk eshte ora e filxhanit
As tallje bythe...kafe turke
Erdhi ora e sovranit
Qe te mbyt te ze per gryke