Pamje brenda stadiumit, ‘Arena Kombëtare’ drejt përfundimit

Kombëtarja Shqiptare shumë shpejt pritet të bëhet me shtëpinë e re që do të quhet “Arena Kombëtare”.

Punimet janë në një fazë të avancuar dhe ritmet janë të larta, ndërsa nga pamjet e fundit, shihet qartë se puna në tribuna ka përfunduar pothuajse plotësisht.

Në krahun tjetër, po vijon puna për instalimet elektrike dhe hidraulike në tribunën kryesore dhe më pas do të vijohet me fushën e blertë.

FSHF na mban vazhdimisht të informuar me punimet në impiantin modern, që po ndërtohet në kryeqytet.