Akuza për s*ks me 23 gra, reagon ‘Messi i rremë’: Është katastrofë që...

Reza Parastesh, një burrë iranian që në pamje ngjan me Lionel Messin, i ka mohuar akuzat se e ka shfrytëzuar ngjashmërinë me yllin e Barcelonës për t’i çuar në shtrat 23 femra.

Në muajt e fundit mediat kanë shkruar se Parasteshi është paditur nga 23 gra me akuzën se ka joshur ato duke u shtirur si Messi. Por, ai mohon këto lajme duke i quajtur të rremë.

“Ky lajm, që po shpërndahet nëpër vendet myslimane, si në Iran ku jetoj unë, është katastrofë”, tha ai për Omasport.

“Familja ime është kërcënuar rëndë. Një lajm i rremë po qarkullon në rrjetet sociale se unë kam fjetur me 23 gra sepse ato mendonin se isha Lionel Messi”, tha Parastesh.

“Ju lutem mos luani me reputacionin e njerëzve. Të gjithë jemi në dijeni se sikur koj të ndodhte, ndaj meje do të kishte ankesa dhe unë do të ndiqesh penalisht”, shtoi ai.

“Mos e besoni këtë, nuk është e vërtetë. Unë do ta luftojë këtë legalisht dhe do ta pastroj emrin tim”, tregoi ai.

E gjithë historia kjo filloi dy vjet më parë kur babai i tij i propozoi që të merrte një fanellë të Messit dhe të pozonte me të. Fotografia u bë shpejtë virale si “Messi i rremë”.

Pas famës së tij, iraniani leu flokët dhe mjekrën njësoj si Messi, duke u bërë identik si ai.