#EdheUnë/ Kapexhiu në SYRI TV: Artisti duhet të jetë opozitë, respektoj presidentin

I ftuar në Syri TV për të komentuar pjesëmarrjen e tij aktive në nismën #EdheUnë, e cila synon sensibilizimin e shquiptarëve për ti thënë jo e për të penguar zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, karikaturisti Bujar Kapexhiu është shprehur se prej 6 vjetësh si parlamenti ashtu edhe opozita nuk kanë patur asnjë rol pasi gjithçka është kontrolluar nga qeveria.

"Ka 6 vjet që Parlamenti është kot, opozita është kot. Nuk kam qenë kurrë militant. Me artin tim dua të jem i paanshëm. Po të jesh i atashuar në një parti humbet shumë. Asnjë artist të mos jetë në asnjë parti, por artisti duhet të jetë opozitë. Unë respektoj presidentin", u shpreh Kapexhiu.

"Shoqëria është shumë e polarizuar. Kam miq artistë që janë të vendosur që do të shkojnë të votojnë. Janë të angazhuar dhe këtë e shohin si pjesë të angazhimit. Unë respektoj ligjet. Nëse e kam tepruar me karikaturat e mia kërkoj falje, por unë kurrë nuk shaj, nuk fyej", shtoi Bujar Kapexhiu. /Syri.net

Intervista në Syri TV: