FOTO/ Reperja shqiptare surprizohet sërish, dikush tjetër bën tatuazh portretin e saj

Rina Balaj ka pak vite që është pjesë e tregut të muzikës, e megjithatë ka arritur të krijojë grupin e saj të fansave.

Reperja shqiptare është surprizuar në mënyra nga më të ndryshme nga ndjekësit e saj, por disa prej tyre kanë zgjedhur metodën më të veçantë për t’i shfaqur dashurinë.

Pak kohë më parë njëri prej tyre bëri tatuazh portretin e Rinës dhe sot ka ndodhur sërish e njëjta gjë.

Tashmë duket se kjo është kthyer në një lloj sfide nga fansat e reperes, sepse tatuazhi i fundit është më tërheqës dhe real për shkak të ngjyrave të përdorura.

Kjo “dhuratë” e ka emocionuar pa masë reperen, ndaj ajo nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë të tjerët në “Instagram”.

“Sërish. Faleminderit për dashurinë tuaj”, ka shkruar ajo bashkangjitur imazhit të tatuazhit.