VIDEO/ Makina përplaset me trajlerin, vdes 26 vjeçarja. Emri

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Raportohet se një mjet tip “Smart” është perplasur me një trajler.

Për pasojë, drejtuesja e mjetit “Smart”, ka humbur jetën pas plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

Ajo është Sonila Gurra dhe po drejtente makinën tip smart. Ngjarja në afërsi të Laçit.

"Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me  drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D. Si pasojë ka mbetur e demtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë,"-raporton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.