Iku nga Partizani, nuk do ta besoni se ku përfundon Atanda

Tashmë është zyrtare, ish-mbrojtësi i Partizanit, Sodiq Atanda, ka firmosur me klubit e Hapoel Kfar Saba, duke i dhënë kështu fund aventurës me kampionët e Shqipërisë.

Skuadra e 25-vjeçarit u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit izraelit, teksa është hedhur fuqishëm ne merkato për ndërtimin e një skuadre, e cila mund të konkurrojë denjësisht në kampionatin izraelit.

Atanda ishte pjesë e Partizanit që prej 4 sezonesh, teksa në të kaluarën ishte aktivizuar me Apoloninë e Fierit si dhe me 36 Lions.

Mbrojtësi nga Nigeria tashmë do të provojë një tjetër eksperiencë, pas 6 sezonesh në futbollin shqiptar.