Portieri i Barcelonës transferohet te Valencia

Jasper Cillessen është zyrtarisht një lojtar i Valencias. Klubi njoftoi afrimin e portierit holandez përmes një videoje të veçantë në rrjetet sociale dhe ky transferim i jep fund qëllimit të Cillessen, i cili prej kohësh kërkonte largimin nga Barcelona.

Kjo lëvizje është pjesë e një operacioni të gjerë mes dy klubeve, ku krahas Cillessen te Valencia pritet të zbarkojnë edhe mesfushorët Denis Suarez e Rafinha, ndërsa drejt katalansve do të shkojë portieri Neto.