Kapet shpërndarësi i kokainës në zonën e Alliasit, 50 vjeç dhe i dënuar njëherë

Policia e Tiranës, pas disa informacioneve sekrete, kreu operacionin e koduar “Recidivisti”, falë të cilit arrestoi në punë e sipër, një shpërndarës kokaine, 50 vjeçarin A. M. banues në Tiranë, që kishte qënë i dënuar më parë për shitje droge.

A. M. shiste në qytetin e Tiranës droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Ai u kap me doza kokainë,  gati për ta hedhur në treg në zonën e Alliasit dhe në shtëpi iu gjetën edhe 87 gr kokainë, në total 174 doza.

Po ashtu, iu sekuestrua një makinë Mercedez Benz, që e përdorte për të shitur drogën.

Dosja e tij i kaloi prokurorisë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”.