Zjarr në një uzinë kimike në Spanjë, njerëzit izolohen nga tymi

San Roque - Një re tymi gjigante u ngrit mbi qytetin San Roque pranë Gjibraltarit në jug të Spanjës të martën, pas një zjarri te një uzinë kimike,  shkruan agjencia e lajmeve Reuters. 

Shërbimet e emergjencës thanë se zjarri ishte nën kontroll deri të martën pasdite. Prona industriale Guadarranque ku ndodhet uzina është evakuuar dhe një person ka marrë trajtim për thithjen e tymit.

Banorët u këshilluan të mbyllnin dritaret dhe dyert për t’u mbrojtur prej tymit, por nuk u kërkua që të largoheshin./SYRI.NET