Mourinho rrëfen sekretet e tij të punës

Trajneri Portugez Zhoze Mourinho është rrëfyer në një intervistë për kanalin e Youtube “The Coaches Voice” për sekretet e tij të punës si trajner.

“ Jam i vetmi që kam fituar titullin kampion në Itali, Angli dhe Spanjë. Për ta bërë këtë gjë duhet fleksibilitet dhe përshtatje me realitetin e vendit ku trajnojn dhe ku punon”.

Më pëlqen që të provoj aventura të reja,unë dua gjithmonë që të fitoj dhe puna ime e ardhshme do të jetë të luftojë për të fituar”, tha Mourinho.

Më parë Portugezi kishte deklaruar se do t’i pëlqente të drejtonte një kombëtare.