E pabesueshme! 6 vite pas largimit, David Moyes ka ende kontratë me Man Utd

David Moyes ende ka gjashtë ditë të mbetura në kontratën e tij 6-vjeçare me Manchester United.

Ishte një ditë jashtëzakonisht e nxehtë në Manchester, kur Moyes shumë i vlerësuar i ishte dhënë detyra e padiskutueshme e pasardhësit të Sir Alex Ferguson në korrik të vitit 2013.

Pritshmëria ishte natyrisht e lartë pasi ‘Djajtë e Kuq’ i ofruan kontratë 6-vjeçare ish-trajnerit të Evertonit.

Moyes kaloi nëpër vështirësi të mëdha edhe pse nënshkroi me emra të mëdhenj si Bastian Schweinsteiger dhe Angel Di Maria.

Ai u largua vetëm 10 muaj pasi u emërua në stolin e “Djajve të Kuq”, ndërsa i mbetën pesë vite e dy muaj në kontratën aktuale.

Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë që kjo kontratë është e vlefshme edhe tani.