'Talenti juaj gazetaresk nuk do ma thyej etikën'/ Basha batuta me Sonila Meçon

Në një lidhje telefonike për emisionin “Tempora” në Ora News, kreu i PD Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me moderatoren e emisionit Sonila Meço.

Meço: Në 1 korrik do të njohin zgjedhjet, në rast se ato bëhen sipas standardeve që ndërkombëtart i konsiderojnë të pranueshme.

Basha: Kjo nuk është ajo që kam dëgjuar unë.

Meço: Çfarë keni dëgjuar ju?

Basha: Siç ju thash me gjithë talentin tuaj si gazetare, do ta keni të pamundur që t’më bëni të thyej etikën time.

Meço: Sapo dhatë përgjigjen në fakt arrita t'jua marr. 2 heqim 1 bëjnë 1 Basha është nj ë aritmetikë që nuk ndryshon me kohën sado talent gazetaresk të kem unë