FOTO/ Rrahmani mbërrin në Itali, pritet zyrtarizimi në Verona

Mbrojtësi i Dinamo Zagreb dhe Kosovës, Amir Rrahmani ka mbërritur në Itali për të kompletuar lëvizjen e tij drejt Veronas për 2 milionë euro.

25-vjeçari ishte nën shoqërinë e agjentit të tij Nussi Jashari, shkruan Sky Sport Italia, i cili ka publikuar edhe fotografi të Rrahmanit në aeroport.

Sipas njohësit më të mirë të transferëve në Itali, Gianluca di Marzio, kjo lëvizje ka kushtuar rreth 2.1 milionë euro dhe Rrahmani do të nënshkruaj kontratë 4-vjeçare.

Kosovari sezonin e fundit ka zhvilluar 26 paraqitje për Dinamo Zagrebin, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist.