Rrahmani udhëton drejt Italisë, po shkon për testet mjekësore me klubin e ri

Amir Rrahmani do të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë merkatos së verës.

Mbrojtësi i Kosovës me shumë gjasë do të bashkohet me skuadrën nga Serie B, Hellas Verona.

Menaxheri i tij, Adrian Aliaj ka publikuar një fotografi së bashku me Rrahmanin duke udhëtuar me avion.

“Itali, ne po vijmë”, ka shkruar Aliaj në Facebook.

Rrahmani pritet që gjatë ditës së nesërme të kryej testet mjekësore te skuadra e Hellas Veronës.