Feronikeli kalon shumë shpejt në avantazh përballë kampionëve të Gjibraltarit

Feronikeli ka kaluar shumë shpejt në avantazh në gjysmëfinalen e fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Që në minutën e 3 ka shënuar një gol të bukur Mendurim Hoti pas një kundërsulmi të shpejtë.

Momentalisht Feronikeli është duke e menaxhuar shumë mirë minutat e parë të ndeshjes. Në rast fitoreje sonte, Feronikeli do të ndeshet me Santa Coloma.