Familje kriminelësh/ Rikthehet në vendin e krimit për ti plagosur gruan

Do të ishte viti 1988 kur diktatura komuniste do të jepte vendimin e saj të fundit të tmerrshëm.

Presidiumi i Kuvendit Popullor ku bënte pjesë edhe Kristaq Rama, (babai i Edi Ramës) do të vendoste për ekzekutimin me varje të poetit kuksian Havzi Nela.

I arratisur dy herë dhe i dënuar po aq, Nela ishte nga ata intelektualët që nuk do të bindej dhe ishte armik i pushtetit komunist.

Por edhe sot, pas rreth 30 vjetësh, gruaja e Havzi Nelës e priti me protestë të birin e Kristaqit, Edin, i cili ashtu si i ati të shoqin, i lëshoi policinë duke e plagosur.

“Jam krenar për babain tim”, tha para pak kohësh Edi Rama.

Po kush është babai i tij?

Është ndër të paktët anëtarë që pranuan te firmosnin me varje në litar disidentin Havzi Nela. Dhe as me as me shume e as me pak por ne vitet e fundit te diktatures. Sot është rikthyer në periferi të Kukesit me 2000 policë, brenda një aeroporti ku gjatë regjimit të babait të tij hidheshin kufomat e të vrarëve nga regjimi monopartiak. Pasi po i shkon deri në fund idesë së monopartizmit, sot njëlloj si i ati që i vrau burrin për një poezi, ka plagosur me policë gruan e Havzi Nelës. E gjitha po ndodh në Shqipëri, në mes të Europës. / Syri.net

Dokumenti i dënimit me varje të poetit, ku mes firmëtarëve është edhe Kristaq Rama: